RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarret në Kanada, garë me kohën për evakuimin e një qyteti

zjarret-ne-kanada,-gare-me-kohen-per-evakuimin-e-nje-qyteti

Një nga qytetet më të mëdha në veri të Kanadasë po evakuohet pas paralajmërimeve se zjarret mund të arrijnë në fundjavë.

20 mijë banorët e Yellowknife, kryeqendër të Northwest Territories, kanë kohë deri pasditen e të premtes për t’u larguar.

Deri të mërkurën mbrëma, zjarri iu afrua deri në 17 kilometra qytetit.

Një zjarr tjetër po e kërcënon komunitetin e Hay River.

Një nga të evakuarat i ka thënë CBC se vetura e saj filloi të shkrihej dhe se familja e saj kaloi nëpërmjet zjarrit për të ikur nga qyteti.

Northwest Territories ka shpallur gjendjen emergjente të martën, ndërsa po lufton me mbi 200 vatra zjarri. /koha

Related posts

Rafah po zien nga dëshpërimi dhe mizoria, ndërsa frika e një sulmi po përhapet

admin

Zelensky në Beograd deklaroi se nuk do të njohë pavarësinë/ “Shteti i Kosovës duhet të respektohet”, hiqet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë

admin

Franca ndalon pishinat e kopshtit

Muhamet Ramadani