RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Udhëheqësi i Hamasit: Nuk duam të mbajmë robër izraelitë

udheheqesi-i-hamasit:-nuk-duam-te-mbajme-rober-izraelite

Musa Abu Marzouk, anëtar i byrosë politike të Hamasit, thotë se lëvizja nuk dëshiron të mbajë robër izraelitë dhe po kërkon një marrëveshje të re shkëmbimi të të burgosurve.

“Në fund, Izraeli do të detyrohet të bëjë një marrëveshje, sepse dështoi më shumë se njëqind ditëve të luftës të rimarrë me forcë ndonjë të burgosur”, tha Abu Marzouk për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik. “Ose do t’i kthejë ata përmes një marrëveshjeje me lëvizjen ose do t’i marrë si trupa.”

Ai tha gjithashtu se Hamasi vlerëson mbështetjen e grupit Houthi për popullin palestinez dhe të gjitha përpjekjet që synojnë t’i japin fund luftës së Izraelit në Gaza.

“Ajo që po bëjnë Houthi-t është solidaritet real dhe efektiv me popullin tonë dhe ne shprehim vlerësimin tonë”, tha ai. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha forcave që të marrin qëndrime të guximshme dhe parimore për t’i dhënë fund këtij gjenocidi.

Related posts

Ndërsa thellohet kriza e kostos së jetesës në Gjermani, shumë fëmijë rrezikojnë të përballen me varfërinë

admin

Këtu janë zhvillimet më të fundit në Gaza këtë mëngjes.

rezart morina

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar takohet me princin e kurorës saudit

admin6