RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Udhëheqësi i lartë i Kishës së Anglisë arrestohet nën dyshimin për sulm seksual

udheheqesi-i-larte-i-kishes-se-anglise-arrestohet-nen-dyshimin-per-sulm-seksual

Peshkopi i Lincolnit, Stephen Conway, është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual pas një ankese të paraqitur te ekipi kombëtar për mbrojtje i Kishës së Anglisë, transmeton Anadolu.

Policia e Lincolnshire konfirmoi se një burrë 68-vjeçar është arrestuar në kuadër të një “hetimi në vazhdim”, pas një pretendimi se një burrë është sulmuar seksualisht në periudhën 2018–2025.

Peshkopi i Lincolnit është një figurë e lartë në Kishën e Anglisë, përgjegjës për mbikëqyrjen e kishave dhe klerit në Anglinë lindore.

Ky rol ka gjithashtu rëndësi kombëtare, pasi peshkopi është edhe anëtar i Dhomës së Lordëve, dhoma e lartë e Parlamentit britanik, ku merr pjesë në shqyrtimin dhe debatin e ligjeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Më herët, një deklaratë e publikuar në faqen e Dioqezës së Lincolnit konfirmoi se peshkopi është “pezulluar nga shërbimi” pas një ankese te ekipi kombëtar i mbrojtjes i Kishës së Anglisë. Në deklaratë thuhet se “mbështetje është siguruar për personat e prekur” dhe se rasti është referuar tek “autoritetet përkatëse shtetërore”, pa dhënë detaje për ankesën.

Në deklaratë shtohet se: “E kuptojmë se kjo është një periudhë thellësisht shqetësuese”.

Gjatë periudhës së pezullimit, detyrën e peshkopit do ta ushtrojë peshkopi i Granthamit, Nicholas Chamberlain.

Conway është peshkop i Lincolnit që nga viti 2023, ndërsa njoftohet se është liruar me kusht.

Related posts

Kapet një anije me rreth 700 emigrantë në brigjet lindore të Libisë 

admin

Zelenskyy kërkon naftë dizel nga vendet e Lindjes së Mesme në këmbim të ndihmës kundër raketave iraniane

Hevzi

Trump i drejtohet Osmanit: “Kur s’kaloni mirë me Serbinë më telefononi mua”

Kushtrim Guraj