RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Udhëheqësit botërorë dënojnë shpërthimin në Sheshin Istiklal të Stambollit

udheheqesit-boterore-denojne-shperthimin-ne-sheshin-istiklal-te-stambollit

Udhëheqësit botërorë dënuan shpërthimin në rrugën Istiklal të Stambollit të dielën që la të paktën gjashtë persona të vdekur dhe të plagosur 81 të tjerë.

Sipas guvernatorit të Stambollit, Ali Yerlikaya, shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20. koha lokale, me policinë dhe zyrtarët e emergjencës që kanë rrethuar vendin e ngjarjes.

Duket te jetë sulm terrorist, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë shtypi përpara se të nisej për samitin e G20 në Bali, Indonezi.

Më vonë, duke vizituar vendin e shpërthimit, nënpresidenti Fuat Oktay tha se ai konsiderohej si një sulm terrorist, duke shtuar se një sulmuese femër shpërtheu bombën që shkaktoi shpërthimin.

Pakistani

“Kam mësuar me ankth të thellë për shpërthimin në sheshin Istiklal në zemër të Stambollit”, tha kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif në Twitter.

“Qeveria dhe populli i Pakistanit shprehin ngushëllimet më të thella për popullin vëllazëror të Turqisë për humbjen e jetëve të çmuara dhe dërgojnë lutje për shërimin e shpejtë të të plagosurve”, shtoi ai.

Azerbajxhani

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha në një deklaratë se Baku është “thellësisht tronditur” nga lajmi, duke shtuar: “Unë ju shpreh ngushëllimet e mia të thella për ju, familjet dhe të dashurit e atyre që u vranë, dhe popullit vëlla të Turqisë, dhe uroj shërimin e të lënduarve”.

Suedia

Kryeministri suedez Ulf Kristersson ishte “thellësisht i tronditur nga lajmi i shpërthimit të sotëm në zemër të Stambollit”.

“Mendimet tona janë me viktimat dhe me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Ne qëndrojmë me Turqinë,” tha ai në Twitter.

Ukraina

Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shkroi në Twitter se është “thellësisht i pikëlluar” nga lajmi dhe shprehu ngushëllime për viktimat dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“Dhimbja e popullit mik turk është dhimbja jonë”, shtoi Zelenkskyy.

Serbia

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se incidenti tronditi jo vetëm banorët e Stambollit, por gjithë botën.

Franca

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se populli turk u godit në zemrën e tyre, Stamboll.

“Në këtë ditë kaq simbolike për kombin tonë, ndërsa mendojmë për viktimat e rënë më 13 nëntor 2015, populli turk është goditur nga një sulm në zemrën e tij, Stamboll. Për turqit: ne ndajmë dhimbjen tuaj. Ne qëndrojmë me ju në luftën kundër terrorizmit”, shkroi Macron në Twitter.

Më 13 nëntor 2015, terroristët kryen një sërë sulmesh të koordinuara në Paris, duke vrarë 130 njerëz.

Kosova

Ngushëllime të përzemërta kanë shprehur edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

BE, Gjermania, Italia

Mesazhe ngushëllimi dërguan edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

RMV

“I tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi për shpërthimin në Stamboll, Turqi pasditen e sotme, i cili rezultoi me viktima të shumta”, tha ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov. “Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe të dashurit e tyre. Urime të sinqerta për një shërim të shpejtë për të lënduarit.”

NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha: “Imazhe tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. #NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë.”

SHBA

Ndërkohë, edhe SHBA-ja e dënoi sulmin. “Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë aktin e dhunës që ndodhi sot në Stamboll, Turqi”, tha një deklaratë e Karine Jean-Pierre, sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

“Mendimet tona janë me ata që u plagosën dhe ngushëllimet tona më të thella shkojnë për ata që humbën të dashurit. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatin tonë të NATO-s Turqinë në luftën kundër terrorizmit”, shtoi ajo.

Ngushëllime shprehën edhe ministritë e jashtme të Pakistanit, Jordanisë, Egjiptit, Arabisë Saudite, Gjermanisë, Indisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Greqisë.

BeH

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit dhe Presidenti i njësisë Republika Srpska të Bosnje dhe Herzegovinës Milorad Dodik dënuan gjithashtu sulmin. /mesazhi

Related posts

Kërkohet të ndihmohet rritja e konsumit të produkteve vendëse duke ndryshuar ligjet

admin

Rriten tensionet, India pezullon vizat për kanadezët

rezart morina

Alarmon ASK: 106 mijë të rinj në Kosovë të shkëputur krejtësisht nga tregu i punës

admin