RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Udhëheqësja e arrestuar e Mianmarit e gatshme për negociata për zgjidhjen e krizës në vend

udheheqesja-e-arrestuar-e-mianmarit-e-gatshme-per-negociata-per-zgjidhjen-e-krizes-ne-vend

Udhëheqësja e rrëzuar dhe e burgosur e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, tha se mbështet bisedimet pa parakushte për t’i dhënë fund krizës në vend, transmeton Anadolu.

“Suu Kyi mbështet bisedimet pa parakushte për zgjidhjen e krizës në Mianmar”, raporton agjencia e lajmeve Kyodo me bazë në Tokio.

Në dhjetor 2022, Suu Kyi u dënua me 33 vjet burg pas grusht shtetit ushtarak që rrëzoi qeverinë e saj të Lidhjes Kombëtare për Demokraci në shkurt 2021.

Ministri i Jashtëm i Tajlandës, Don Pramudwinai, bëri të ditur se kohët e fundit kishte biseduar me Suu Kyi.

Ai ua bëri të ditur këtë homologëve të tij të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore të cilët u takuan në samitin e tyre vjetor në Indonezi.

“Aung San Suu Kyi është fizikisht dhe mendërisht e shëndetshme”, njoftoi Kyodo, duke cituar burime diplomatike.

Ky është takimi i parë i njohur i nivelit të lartë midis Suu Kyi dhe ndonjë zyrtari të huaj.

Thuhet se takimi zgjati një orë dhe u mbajt në burgun e kryeqytetit të Mianmarit, Naypyidaw.

Related posts

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e Malajzisë, Dato Abdul Malik

admin

Vdes motra e komandatit legjendar Adem Jashari

rezart morina

NASA: Dy astronautët do të kthehen në Tokë me sondën e firmës SpaceX

admin