RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Udhëzimi administrativ që ndalon shaminë, MASHTI: Do të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore

udhezimi-administrativ-qe-ndalon-shamine,-mashti:-do-te-sigurohemi-qe-cdo-femije-te-jete-ne-bankat-shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), u zotua të enjten se do të përmbushin të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohen që çdo fëmijë në Kosovë të vijojë mësimin.

Sipas në njoftimi për media, MASHTI deklaroi se e drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar.

“Krahas investimeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, MASHTI është duke i trajtuar me kujdes aspektet ligjore dhe rregullimin e çështjeve të rëndësishme në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në komunikatë.

Tutje, MASHTI bëri të ditur se në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave është duke i bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor 2022/2023 të nisë sipas planit të paraparë.

“Ju njoftojmë se tashmë jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor dhe presim që procesi mësimor të nis sipas planifikimeve”.

“Ministria e Arsimit do të angazhohet në avancimin e sistemit arsimor dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, të favorshëm dhe mbështetës për të gjithë ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe cenuar”.

Ky reagim i MASHTI-t vjen pas iniciativës që ka nisur në rrjete sociale për ndryshimin e një neni në Udhëzimin Administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës Durim Berisha dhe Liridon Kurti po kërkojnë të ndryshohet ky nen.

Të hënën ata i kanë dërguar shkresë ministres së MASHTI-t, Arbërie Nagavcit, për t’i kërkuar ndryshimin e nenit 3, pasi sipas tyre, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Ky nen në udhëzimin administrativ të miratuar në vitin 2014 është ende në fuqi, duke ndaluar bartjen e uniformës fetare në objektet arsimore. Ndryshimi i këtij neni është kërkuar disa herë nga komuniteti islam.

Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, nga MASHTI ditë më parë kanë thënë se janë duke e trajtuar me kujdes kërkesën për ndryshimin e nenit në fjalë.

“Si ministri këtë çështje jemi duke e trajtuar me kujdes dhe sapo të kemi një vendim të ri do të ju njoftojmë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka obligim që të sigurohet që çdo fëmijë të jetë në shkollë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Related posts

RMV: Studentët të enjten marsh proteste, kërkojnë realizimin e të gjitha kërkesave

admin

Konkursi për rreshterë në polici, IPK-ja përfundon hetimet- nxjerr 8 rekomandime

RTI

Termocentrali i vetëm i Gazës tani është jashtë funksionit

rezart morina