RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjykata izraelite zgjat paraburgimin për liderin e Xhihadit Islamik

gjykata-izraelite-zgjat-paraburgimin-per-liderin-e-xhihadit-islamik

Gjykata ushtarake izraelite zgjati për 6 ditë të tjera paraburgimin për Bessam es-Saadi, liderin e Xhihadit Islamik, i cili u ndalua në Jenin më 1 gusht

Gjykata ushtarake izraelite zgjati për 6 ditë të tjera paraburgimin për Bessam es-Saadi, liderin e Xhihadit Islamik, i cili u ndalua në Jenin më 1 gusht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata joqeveritare palestineze “Prisoners Media” lëshoi ​​një deklaratë me shkrim për këtë çështje. Në deklaratë thuhet se Gjykata Ushtarake Ofer pranë qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar e zgjati për 6 ditë të tjera periudhën e paraburgimit për Saadi-n.

Në një deklaratë me shkrim nga përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së për Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, koordinatori i posaçëm i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, dje ka vizituar Saadi-n në burg.

Pas vizitës, e cila thuhet se është realizuar si pjesë e armëpushimit të fundjavës në Rripin e Gazës, Wennesland tha: “Armëpushimi në Gaza është shumë i brishtë dhe u bëj thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë”.

Arrestimi i Saadi-t e çoi Gazën në luftë

Më 1 gusht, ushtarët izraelitë arrestuan Bessam es-Saadi, udhëheqësin e Xhihadit Islamik, në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Pas këtij hapi, Izraeli mbylli vendbanimet civile rreth bllokadës së Rripit të Gazës, me pretendimin se Xhihadi Islamik po përgatitej të sulmonte. Duke përforcuar trupat e saj në jug, ushtria izraelite nisi sulmet në disa pika në Rripin e Gazës më 5 gusht, për të cilat pretendoi se i përkisnin Xhihadit Islamik.

Gjatë sulmeve që zgjatën tre ditë, 46 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, humbën jetën në Gaza dhe më shumë se 300 tjerë u plagosën. Qindra raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit, por nuk pati humbje jetësh në Izrael.

Armëpushimi

Të dielën në mbrëmje, më 7 gusht, me ndërmjetësimin e Egjiptit u arrit një armëpushim mes palëve.

Sipas Xhihadit Islamik, Izraeli pranoi ndërmjetësimin e Egjiptit për lirimin e Bessam al-Saadi-t dhe të burgosurit palestinez në grevë urie, Khalil Avavde.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz tha se nuk i kujtohet nëse i ka premtuar Xhihadit Islamik për t’i liruar të arrestuarit.

Më pas, Xhihadi Islamik paralajmëroi se nëse Saadi dhe Avavde nuk lirohen, konflikti mund të rifilloj.

Related posts

Moldavia shqetësohet se mund të jetë objektivi i radhës i pushtimit rus

admin

Maqedonia e Veriut shënon 31-vjetorin e pavarësisë

admin

Gërvalla takohet me disa kryetarë të bashkive arbëreshe

RTI