RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina: Anijet për në portet e kontrolluara nga Rusia do të konsiderohen ‘transportues potencialë ngarkesash ushtarake’

ukraina:-anijet-per-ne-portet-e-kontrolluara-nga-rusia-do-te-konsiderohen-‘transportues-potenciale-ngarkesash-ushtarake’

Ukraina njoftoi sot se do t’i konsiderojë anijet që lundrojnë drejt porteve ruse ose drejt porteve ukrainase nën kontrollin rus në Detin e Zi, si “transportues potencialë të ngarkesave ushtarake”, pas një vendimi të ngjashëm nga Rusia një ditë më parë, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha në një deklaratë se vendimi do të hyjë në fuqi që nga mesnata e sotme.

Ajo tha gjithashtu se lundrimi në pjesët verilindore të Detit të Zi, si dhe në kanalin Kerch-Yenikale është i ndaluar pasi është i rrezikshëm.

“Informacionet përkatëse të lundrimit për marinarët tashmë janë publikuar”, thuhet në deklaratë, e cila akuzoi Rusinë për “shkelje brutale të së drejtës universale për lundrim të lirë për gjithë botën” dhe “minim të qëllimshëm të sigurisë ushqimore, duke dënuar miliona njerëz të vdesin nga uria”.

Ukraina gjithashtu akuzoi Rusinë për kthimin e Detit të Zi në një “zonë rreziku” dhe ia drejtoi përgjegjësinë për të gjitha rreziqet në këtë drejtim udhëheqjes ruse.

Të mërkurën, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se do t’i konsiderojë të gjitha anijet në rrugë drejt porteve ukrainase në Detin e Zi si “transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake”, një vendim i cili tha se do të hyjë në fuqi nga mesnata e së mërkurës.

Vendimi erdhi pasi Moska u tërhoq nga Iniciativa e drithërave e Detit të Zi në fillim të kësaj jave.

Related posts

Komshiq: BeH gjen një mik të sinqertë te presidenti Erdoğan dhe qeveria e Turqisë

admin

Zhvillimet në veri, Hovenier takohet me Kurtin

admin

Bosch: Ndërkombëtarët po e shtyjnë në një cep Kosovën, e padrejtë ajo që po i kërkohet

rezart morina