RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia: Rusia përpiqet të destabilizojë lindjen e NATO-s me emigrantë afrikanë

polonia:-rusia-perpiqet-te-destabilizoje-lindjen-e-nato-s-me-emigrante-afrikane

Qeveria e Polonisë pretendon se kohët e fundit emigrantët e paligjshëm përpiqen të hyjnë në vend me rrugë ilegale fillimisht nga Rusia dhe më pas përmes Bjellorusisë

Polonia ka theksuar se është vërejtur rritje në numrin e emigrantëve afrikanë që mbërrijnë në kufijtë e saj nëpërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë dhe se ky është një operacion për të destabilizuar aleatët e NATO-s në lindje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim për ‘The Associated Press’, qeveria e Polonisë tha se ka pasur ndryshim në rrugën e migrimit të emigrantëve afrikanë.

Qeveria e Polonisë pretendon se emigrantët afrikanë normalisht preferojnë Lindjen e Mesme në udhëtimin e tyre të migracionit në Evropë, por se kohët e fundit emigrantët e paligjshëm përpiqen të hyjnë në vend me rrugë ilegale fillimisht nga Rusia dhe më pas përmes Bjellorusisë.

Në deklaratë Polonia ka pretenduar se ndryshimi i rrugës së migracionit është një pjesë e operacionit për destabilizimin e aleatëve të NATO-s në lindje.

– Polonia në kufirin e saj me Bjellorusinë ka ndërtuar mur me një gjatësi 186 kilometra

Zyrtarët polakë pretendojnë se Rusia u siguron emigrantëve afrikanë lehtësime për vizat dhe se me këtë rrugë ata kalojnë në Bjellorusi dhe mbërrijnë në kufijtë e tyre.

Theksohet se emigrantët që nga viti i kaluar përpiqen të kalojnë ilegalisht nga Bjellorusia në Poloni, Lituani dhe Letoni të cilët përfaqësojnë krahun lindor të NATO-s.

Polonia, e cila kërkon të ndërpresë rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm, ka ndërtuar në kufirin e saj me Bjellorusinë mur me një gjatësi 186 kilometra.

Theksohet se liderët evropianë akuzojnë presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, se synon të destabilizojë Bashkimin Evropian (BE) duke krijuar një rrugë artificiale migracioni. /aa

Related posts

McCarthy zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve pas 15 rundesh votimi

admin

Hakan Fidan pranon urime nga vende të ndryshme me rastin e emërimit ministër i Jashtëm i Turqisë

admin

Franca do të japë 150 euro për ata që strehojnë refugjatë ukrainas në shtëpi

admin