RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria e Policia nisin hetimet pas incidenteve në veri të Mitrovicës

prokuroria-e-policia-nisin-hetimet-pas-incidenteve-ne-veri-te-mitrovices

Prokuroria Themelore e Mitrovicës në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjeve të fundit që ndodhën më 31 korrik në veri të vendit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sa i përket rasteve të fundit të ndodhura gjatë vikendit është duke u punuar nga ana e prokurorisë në koordinim me policinë në këtë drejtim.

“Sa i përket rasteve të fundit të ndodhura gjatë vikendit është duke u punuar nga ana e prokurorisë në koordinim me policinë në këtë drejtim”, ka thënë Preteni për Telegrafin.

Ndryshe, e diela e 31 korrikut u karakterizua me tensione të shumta në veri të vendit, shkaku i vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve.

Ky vendim i cili do të niste së zbatuari të hënën më 1 gusht, bëri që shumë serbë lokalë në veri të vendit, të dielën pasdite të vendosin barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinë dhe Bërnjak.

Përveç barrikadave, në veri pati edhe të shtëna me armë zjarri të cilat u konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës, e disa qytetarë edhe u maltretuan në kufi. Në disa vende policia tha se është shtënë edhe ndaj njësiteve policore, por që nuk kishte asnjë të lënduar.

Pas kësaj, Qeveria u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për një muaj, nëse serbët largojnë barrikadat e vendosura, ndërkaq në mesnatë u lëshuan dokumentet e para për hyrje-dalje.

Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.

Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë.

Ndërkaq, vendimi i dytë parasheh që të gjithë pronarët e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – të mund të riregjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës).

Related posts

Erdogan: Forcat greke të sigurisë persekutojnë, grabitin, rrahin dhe madje vrasin refugjatët

admin

Bullgaria akuzon pesë persona për sulmin në Stamboll

admin

Sulmohet një grua me hixhab në stacionin e metrosë në Berlin

admin