Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer më shumë se 200 robër lufte, një numër afërsisht i barabartë.
“Ne po kthejmë 100 nga njerëzit tanë, ushtarë, marinarë, roje kufitare dhe roje kombëtare”, tha shefi i zyrës së presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak.
“Në mesin e atyre që u kthyen kishte të burgosur që ishin plagosur rëndë”, shtoi ai.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi më herët se 106 ushtarë rusë ishin kthyer në Moskë për trajtim mjekësor.
Më shumë se 2 000 të burgosur ukrainas janë kthyer që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt të vitit të kaluar. /atsh
Russia-Ukraine Prisoner Swap | 100+ soldiers return home
Read more: https://t.co/WXLQU475F8 pic.twitter.com/wR0KIOB9e0
— RT (@RT_com) April 11, 2023