RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR: E paqartë ku u arrestuan policët e Kosovës

kfor:-e-paqarte-ku-u-arrestuan-policet-e-kosoves

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë “mbetet e paqartë se ku ishin tre policët e Kosovës kur u arrestuan” dy ditë më parë. Në një komunikatë për media, KFOR-i ka thënë se ka rishikuar lokacionin e ngjarjes dhe ka biseduar me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve të Serbisë.

“Bazuar në të dhënat në dispozicion, mbetet e paqartë se ku ishin zyrtarët policorë të Kosovës në momentin e arrestimit”, thuhet në njoftim.

Sipas KFOR-it, “në këtë lokacion, afër Vijës Kufitare Administrative, si institucionet e Kosovës ashtu edhe autoritetet e Serbisë kanë përgjegjësi të qarta për t’u koordinuar me KFOR-in”.

“Ua rikujtojmë të dyja palëve përgjegjësitë e tyre sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike në mes të Serbisë dhe KFOR-it dhe procedurat për koordinim ndërmjet Policisë së Kosovës, përfshirë Policinë Kufitare dhe KFOR-in”, thuhet në njoftim.

KFOR-i po ashtu “ua ka kujtuar të gjitha palëve se vendosja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës, kërkon pëlqim paraprak të komandanti të KFOR-it”.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’u përmbahen marrëveshjeve dhe procedurave për të bashkëpunuar me KFOR-in. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga retorika provokuese dhe të shmangin çdo veprim të njëanshëm që mund ta përshkallëzojë situatën në zonë”, thuhet në reagim të KFOR-it të premten pasdite.

Në fund të komunikatës, KFOR-i ka thënë se i mirëpret përpjekjet e komunitetit diplomatik për zgjidhjen e çështjes dhe mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizim raportesh.

KFOR-i ka thënë se do të vazhdojë ta kryejë mandatin si “reagues i tretë – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes, për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”.

Related posts

Një ditë pas nisjes së restaurimit, digjet gjimnazi i parë i Ferizajt

rezart morina

Influencerja irakiane vritet para shtëpisë së saj, pamjet rrëqethëse nga sulmi

admin

Hamasi: Marrëveshja për pauzë humanitare në Gaza do të fillojë nesër në orën 10:00

rezart morina