RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca takon Kamberin, rithekson mbështetjen ndaj bashkëkombësve në Luginën e Preshevës

konjufca-takon-kamberin,-rithekson-mbeshtetjen-ndaj-bashkekombesve-ne-luginen-e-presheves

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci, ka pritur sot në takim deputetin e vetëm shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Deputet Kamberi e falënderoi kryetarin e Kuvendit për mbështetjen dhe e njoftoi në lidhje me situatën politike në Serbi.

Me theks të veçantë çështjen e të drejtave dhe pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Kryetari Konjufca uroi deputetin Kamberi për mandatin e fituar, si dhe ritheksoi gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit, bashkërendimit dhe të mbështetjes së pakursyer ndaj bashkëkombësve tanë autoktonë në Luginën e Preshevës.

Related posts

Stamboll, përfundon inspektimi i anijes së parë që mbërriti nga Ukraina

admin

Ukrainë, vazhdojnë kërkimet në Ternopil pas sulmit rus që vrau 26 persona

RTI

Kryeministri grek paralajmëron krizë energjetike dhe inflacioni të shkaktuar nga kriza në Hormuz

Kushtrim Guraj