Rusia në orët e natës ka sulmuar me mjete ajrore pa pilot (dronë) infrastrukturën portuale në rajonin Odesa të Ukrainës, transmeton Anadolu.
Kreu i administratës ushtarake të rajonit Odesa, Oleg Kiper në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale tha se Rusia kreu sulm rreth 3 orë e 30 minuta në orët e natës ndaj pjesës jugore të rajonit Odesa.
“Sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërroi 22 dronë të Rusisë. U godit edhe infrastruktura e portit. Dy punonjës të portit u plagosën dhe u dërguan në spital”, tha Kiper.
Në një deklaratë nga Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës thuhet se në sulmin që Rusia kreu në orët e natës u përdorën 25 dronë.
Footage of the night strike of the UAV “Geran” on the object of the enemy in the port of Reni, Odessa region
Russian UAVs once again proved the helplessness of the air defense of the UA.
According to eyewitnesses, the enemy tried to resist using the Western Flakpanzer Gepard… pic.twitter.com/ILh0M3pblR
— Sprinter (@Sprinter99800) September 3, 2023