RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukrainasit po përpiqen ta çlirojnë Khersonin, një nga qytetet më të rëndësishme për Moskën

ukrainasit-po-perpiqen-ta-clirojne-khersonin,-nje-nga-qytetet-me-te-rendesishme-per-mosken

Ukrainasit po përpiqen ta çlirojnë qytetin e Khersonit, pasi shkatërruan urën kryesore Antonivsky me raketa të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton BBC të enjten.

Kjo do të thotë se mijëra ushtarë rusë rrezikohen të shkëputen plotësisht nga pjesa tjetër e territoreve të pushtuara. Kherson, i vendosur në perëndim të lumit Dnieper, ishte qyteti i parë që rusët pushtuan pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Më 26 korrik, ushtria ukrainase e prishi urën dhe kështu, sipas burimeve ushtarake perëndimore, e bëri atë plotësisht të papërdorshme. Kjo është një nga dy urat kryesore që lidh qytetin e Khersonit.

Ushtria ruse varej prej saj, sepse ajo transportonte gjithçka që duhej përmes urës. Disa besojnë se qyteti ukrainas është një nga më të rëndësishmet politikisht për Moskën. Prandaj humbja e këtij qyteti do të ishte një goditje e madhe për Vladimir Putinin.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksej Danilov, deklaroi dje, më 27 korrik, se Rusia ka angazhuar, siç tha ai, numrin maksimal të ushtarëve në drejtim të Khersonit.

Burimet ruse thonë se tani duhet të përdorin ura ponton për t’u lidhur me pjesën tjetër të territorit të okupuar të Ukrainës. Kherson, i cili kishte 290 mijë banorë përpara fillimit të agresionit kundër Ukrainës, aktualisht qeveriset nga qeveria pro-ruse.

Gjithashtu është planifikuar të organizohet një referendum nëse qyteti duhet të jetë zyrtarisht pjesë e Rusisë. SHBA-ja ka akuzuar Rusinë se po përgatitet për aneksimin e të gjithë territorit të okupuar të Ukrainës. /koha

Related posts

Kurti: Qeveria ka ndarë buxhet rekord për komunat

rezart morina

Kremlini ende pa vendim për zgjatjen e marrëveshjes së drithërave

rezart morina

Osmani ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit si president i Turqisë

admin