Hudhra është burim i vetive të forta antivirale, antiseptike dhe antibakteriale. Ajo është e pasur me fibra, mangan, vitaminë B6 dhe vitamina C.
Xhinxheri është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm që lehtësojnë problemet e tretjes, zvogëlojnë dhimbjen, pastrojnë arteriet dhe nxisin shëndetin tuaj të përgjithshëm, transmeton shije.
Limoni balancon nivelet e pH, funksionon si detoksifikues për trupin tuaj, përmirëson shëndetin e lëkurës etj.
Përbërësit:
- 2l ujë,
- 4 limona,
- 4cm rrënjë xhinxheri,
- 4 thelpinj hudhër.
Përgatitja:
Limonin, xhinxherin dhe hudhrën i lani dhe i prisni në feta të holla.
Të gjithë përbërësit i fusni më pas në blender, në mënyrë që të përzihen më mirë.
Hidhni masën e krijuar në një enë me ujë dhe e lini enën në nxehtësi mesatare.
Pas disa minutash hiqeni atë nga nxehtësia dhe e lini të ftohet.
Pasi të jetë ftohur e lini në frigorifer. Konsumoni një gotë në mëngjes dhe një para se të shkoni për të fjetur!
Arteriet do të përmirësohen në një kohë rekord dhe yndyra që i bllokon ato do të zhduket. Gjithashtu presioni i gjakut do të stabilizohet, ndaj bëni mirë ta përgatisni sa më shpejt pijen nëse vuani nga këto dy gjëra!