RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ulqini me rregulla të reja për pushuesit/ Gjobë deri në 500 euro për ata që lëvizin me rroba banjo jashtë zonave të plazhit

ulqini-me-rregulla-te-reja-per-pushuesit/-gjobe-deri-ne-500-euro-per-ata-qe-levizin-me-rroba-banjo-jashte-zonave-te-plazhit

Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviq, njoftoi se në seancën e fundit, u miratua një rregullore e re mbi sjelljen në zonat publike me qëllim ruajtjen e rendit, etikës dhe imazhit të qytetit.

Sipas këtij vendimi, ndalohet lëvizja me rroba banje ose me trup pjesërisht të zhveshur jashtë zonave të plazhit dhe të notit.

Ndalimi vlen për: rrugët, sheshet, shëtitoren, parqet, zonat e këmbësorëve dhe zonat e gjelbra.

Shkelësit i nënshtrohen gjobave prej 350 deri në 500 euro.

“Rregullorja u miratua me qëllim ruajtjen e rendit, një kulture sjelljeje dhe respektimin e hapësirave të përbashkëta publike”, shtoi Popoviq.

Related posts

Pas takimeve të suksesshme në Kosovë e Serbi, Lajçak takohet me Von Cramon

Muhamet Ramadani

Irlanda “e tmerruar dhe e tronditur” nga trajtimi izraelit ndaj aktivistëve të flotiljes që po shkonte në Gaza

Kushtrim Guraj

Franca e sheh Sirinë si rrugë alternative nafte mes tensioneve në Ngushticën e Hormuzit

Irfan Jahiu