RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ulutuas thotë se përforcimi i KFOR-it në veri ka qenë më i madhi në dekadën e fundit

ulutuas-thote-se-perforcimi-i-kfor-it-ne-veri-ka-qene-me-i-madhi-ne-dekaden-e-fundit

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutas, ka folur për përforcimet që forca e NATO-s ka bërë për të ruajtur sigurinë dhe paqen në Kosovë.

I pyetur nëse KFOR-I mund të bëhet si forca e parë reaguese, Ulutas ka thënë se s’mund të spekulojë rreth të ardhmes duke sqaruar se KFOR-I vazhdon të veprojë si reagues i tretë i sigurisë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in që janë reaguesit e parë të dhe të dytë, shkruan Kosovo Online.

Ulutas ka thënë se në Kosovë që nga maji i vitit të kaluar janë shtuar një mijë trupa dhe se KFOR-i ka rritur prezencën në veri dhe ka trefishuar numrin e patrullimeve, përfshirë edhe zonën kufitare, duke shtuar se ky përforcim ka qenë ndër më të mëdhenjtë në dekadën e fundit.

“Që nga maji i vitit të kaluar, ne kemi dislokuar 1,000 trupa shtesë në Kosovë, kemi rritur praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë përgjatë vijës kufitare administrative. Ky ishte rritja më e madhe për misionin tonë në dekadën e fundit”, ka thënë Ulutas.

I pyetur nëse ekziston vërtet rrezik që Serbia të pushtojë Kosovën, siç e kanë përsëritur shpeshherë përfaqësuesit e autoriteteve në Kosovë në periudhën e kaluar, gjenerali Ulutas thekson se KFOR-i është i fokusuar në misionin e tij afatgjatë të bazuar në një mandat të qartë të OKB-së. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga viti 1999.

Related posts

Biden njofton bashkëpunimin SHBA-Mbretëri e Bashkuar për të adresuar nevojën urgjente për marrëveshjen e ar’mëpushimit në Ga’za

admin

Putin paralajmëron Korenë e Jugut: Po bën gabim të madh nëse armatos Ukrainën! Do të marrim vendime që…

admin

Mbi 20 të vrarë në një sulm me bombë afër Ministrisë së Jashtme afgane

admin