RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: 10 milionë fëmijë në Pakistan kanë nevojë për ndihmë urgjente

unicef:-10-milione-femije-ne-pakistan-kane-nevoje-per-ndihme-urgjente

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se rreth 10 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë urgjente në Pakistan ku katastrofa e përmbytjeve vazhdon ndikimin e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdullah Fadil, përfaqësuesi i UNICEF-it për Pakistanin, në një konferencë javore për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë foli mbi situatën shëndetësore të fëmijëve në vend pas përmbytjeve.

“Rreth 10 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe shpëtim jete. Mund të humbasim më shumë fëmijë nëse në javët e ardhshme nuk merren masa urgjente”, tha Fadil i cili rikujtoi se për shkak të përmbytjeve kanë humbur jetën 615 fëmijë.

Në vendet e përmbytjeve, fëmijët ndodhen afër ujërave të helmuara dhe me sëmundje, tha Fadil duke shtuar se kanë shqetësime për përhapjen e sëmundjeve epidemike në këtë rajone.

Ai tha se në rajonet e prekura nga përmbytjet kanë dërguar 10 milionë dollarë dhe 145 tonë ndihma humanitare.

“Si UNICEF kemi përditësuar shumën e fushatës së ndihmës për Pakistanin duke e rritur atë në 173.5 milionë dollarë, por deri më tani është financuar vetëm 13 për qind e kësaj shume. Po përfundon koha për të shpëtuar jetë”, tha Fadil. /aa

 

 

Related posts

Shkon në 230 numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Indi

Muhamet Ramadani

Vdes motoristi 33- vjeçar, shkaktoi vetaksident në rrugën Gjakovë-Prizren

admin

Gjermania prezanton draft-reformat për imigracion, me fokus te punëtorët nga Ballkani

admin