RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Rafah është bërë një nga rajonet me dendësinë më të lartë të popullsisë

unicef:-rafah-eshte-bere-nje-nga-rajonet-me-dendesine-me-te-larte-te-popullsise

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) tha se qyteti Rafah, ku janë strehuar banorët e Rripit të Gazës që kanë ikur nga sulmet izraelite, është bërë një nga rajonet me dendësinë më të lartë të popullsisë në botë, transmeton Anadolu.

Në një videopostim në llogarinë zyrtare në X të Zyrës së UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, thuhet se Rafah aktualisht po strehon më shumë se gjysmën e popullsisë së përgjithshme të territorit të rrethuar.

Në postim thuhet se 1,3 milion banorë të Gazës duhej të strehoheshin në Rafah për shkak të sulmeve izraelite dhe se qyteti është bërë një nga rajonet me dendësinë më të lartë të popullsisë në botë.

Zyra e UNICEF-it tha se të strehuarit në Rafah nuk kanë vend tjetër të sigurt për të shkuar dhe bëri thirrje për mbrojtjen e banorëve të Gazës.

Ndryshe, qyteti Rafah, në jug të Rripit të Gazës në kufirin me Egjiptin, ishte vendbanimi i rreth 280 mijë palestinezëve para sulmeve izraelite.

Për shkak të sulmeve të nisura nga Izraeli më 7 tetor 2023, 1,9 milionë njerëz u zhvendosën brenda Rripit të Gazës, rajon me popullsi prej rreth 2,3 milionë banorësh. Shumica e palestinezëve të zhvendosur u strehuan në Rafah, për të cilin Izraeli më parë kishte pretenduar se ishte “i sigurt”. Me dyndjet nga zonat veriore, popullsia në Rafah më shumë se u katërfishua, duke arritur në 1,4 milion.

Shumica e palestinezëve të strehuar në Rafah si pasojë e mungesës së strehimit të mjaftueshëm, po luftojnë për të mbijetuar në kampet e përbëra nga tenda të improvizuara.

Forcat izraelite po shënjestrojnë edhe qytetin Rafah me sulme të shpeshta ajrore. Aktualisht ka shqetësime se nëse Izraeli fillon një sulm tokësor në Rafah, civilët nuk do të kenë strehim në Rripin e Gazës.

Më 9 shkurt, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu udhëzoi ushtrinë izraelite dhe shërbimet e sigurisë që të “përgatisin një plan sulmi në Rafah”.

Related posts

Një trup ishte në makinë, dy jashtë/ Aksidenti tragjik në Kosovë, viktimat tre të rinj. Si u gjet mjeti në liqenin e Badocit

admin

Situata në veri: Vikend i qetë në komunat me protestues serbë

rezart morina

Vetaksident me fatalitet te “Kroni i Mbretit”

admin