RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite thotë se ka kryer 31 mijë sulme ajrore që nga 7 tetori

ushtria-izraelite-thote-se-ka-kryer-31-mije-sulme-ajrore-qe-nga-7-tetori

Ushtria izraelite njoftoi se që nga 7 tetori, ka kryer sulme ajrore në më shumë se 31 mijë lokacione në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor, Liban dhe Siri, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të ushtrisë, që nga 7 tetori, vetëm në Gaza janë kryer sulme ajrore në më shumë se 29 mijë lokacione.

Ndërkaq, 1.000 lokacione janë shënjestruar në Liban që nga 8 tetori.

– 30 sulme ajrore në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite vuri në dukje se ka kryer rreth 30 sulme ajrore në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku ka organizuar shpesh bastisje gjatë natës që nga 7 tetori.

Në deklaratë thuhet se sulme ajrore janë kryer edhe në Siri, por nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me numrin e tyre.

26 mijë nga më shumë se 31 mijë sulmet ajrore në fjalë janë kryer me avionë luftarakë, ndërsa pjesa tjetër janë kryer me helikopterë dhe mjete ajrore të armatosura pa pilot.

Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Gaza më 7 tetor, pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas, duke vrarë më shumë se 29 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 69 mijë të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

Ofensiva izraelite ka zhvendosur brenda territorit 85 për qind të popullsisë së Gazës, e cila po përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 70 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

Izraeli është akuzuar për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalonte aktet gjenocidale dhe të merrte masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Kasapi i Bosnjës – Ratko Mlladiç shtrohet në spital

admin

Analiza e Sky News: Pse Izraeli tërhoqi trupat nga Gaza jugore dhe çfarë mund të ndodhë tani

admin

Stoltenberg: NATO duhet të rrisë prodhimin e armëve në vitin 2023

admin