RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zjarr në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, disa persona kërkojnë ndihmë mjekësore

zjarr-ne-shtepine-e-te-moshuarve-ne-prishtine,-disa-persona-kerkojne-ndihme-mjekesore

Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë është kapluar sot nga zjarri.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe Policia të cilët po merren me rastin.

Sipas saj, disa persona kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësimit të frymëmarrjes nga tymi.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, tha ajo.

Related posts

Katari dënon masakrën e tmerrshme të Izraelit kundër njerëzve që prisnin ndihma në Gaza

admin

Mungesë benzine dhe çmime të larta në Berlin dhe Gjermaninë lindore

admin

Presidenti Erdoğan udhëton në Turkmenistan për samitin trepalësh

admin