RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbia me ekip kundër Kosovës në KiE, Stano: Do të ketë pasoja serioze për të dyja shtetet

serbia-me-ekip-kunder-kosoves-ne-kie,-stano:-do-te-kete-pasoja-serioze-per-te-dyja-shtetet

Serbia ka paralajmëruar se do të themelojë një ekip të kryesuar nga Ivica Daçiq, i cili do të punojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, raporton teve1.info

Lidhur me këtë sot u pyet zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Ai nuk u përgjigj direkt pyetjeve të gazetarëve, por tha se në rast se nuk zbatohen marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të ketë pasoja për të dyja vendet.

“Nuk do të hyj në detaje se çfarë ka njoftuar presidenti Vuçiq dhe çfarë synon të bëjë. Do të them pritshmërinë bazike të Bashkimit Europian për të dyja – nga Serbia dhe Kosova: Pa asnjë vonesë të mëtejshme të fillojnë të zbatojnë marrëveshjen që të dyja u pajtuan më shumë se një vit më parë në Ohër. Kjo është e rëndësishme”, deklaroi Stano.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano nuk përmendi pasoja specifike, por shtoi se ato do të ndjehen nga të dyja palët.

“Nëse ata dështojnë ose vazhdojnë të dështojnë të zbatojnë atë për të cilën janë marrë vesh, pastaj do të ketë pasoja serioze. Dhe këto pasoja janë të lidhur në rrugën e integrimit. Sepse një pjesë e marrëveshjes së dakorduar është që zbatimi dhe progresi i arritur në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit do jetë tani i lidhur me progresin e tyre në rrugën integruese të BE-së. Paaftësia për të zbatuar do të ndjehet nga të dyja palët në një kontekst më të gjerë për të vazhduar në rrugën europiane”, u shpreh Stano.

Related posts

Stuhia Nero rikthen temperaturat ekstreme mbi Italinë

rezart morina

Struga ndalon shëtitjen me bikini në qytet

rezart morina

Ministri italian: Vendi është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të emigracionit

admin