RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNRWA: 176 punonjës nga stafi ynë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza

unrwa:-176-punonjes-nga-stafi-yne-jane-vrare-qe-nga-fillimi-i-luftes-ne-gaza

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka bërë të ditur se ka humbur 176 punonjës të saj që nga fillimi i sulmit izraelit kundër Gazës më 7 tetor, transmeton Anadolu.

“176 punonjës të UNRWA-së u vranë tragjikisht që nga fillimi i luftës në Gaza. Punëtorët humanitarë nuk janë një objektiv dhe duhet të mbrohen në çdo kohë”, tha UNRWA-ja.

Agjencia theksoi se Izraeli “vazhdon t’i mohojë UNRWA-së hyrjen në veri me ndihmë ushqimore dhe furnizime të tjera bazë”.

Dje, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, në një konferencë për media tha se “të paktën 196 punëtorë humanitarë janë vrarë që nga tetori” në Rripin e Gazës. Ai e përshkroi territorin palestinez si “një nga vendet më të rrezikshme dhe më të vështira në botë për të punuar” për punonjësit e ndihmës humanitare.

UNRWA-ja është organizata më e madhe humanitare në Gaza dhe konsiderohet si shtylla kurrizore e operacioneve të ndihmës humanitare në Gaza.

Pas akuzës izraelite se disa nga anëtarët e agjencisë së OKB-së ishin të përfshirë në sulmet e 7 tetorit të vitit të kaluar, të paktën 17 vende, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Australinë dhe shumë vende të Bashkimit Evropian (BE), kanë ndërprerë pagesat e UNRWA-së në pritje të një hetimi.

Megjithatë, disa vende, përfshirë Francën, Suedinë, Kanadanë dhe Japoninë, muajin e kaluar njoftuan rifillimin e kontributeve të tyre për UNRWA-në.

Agjencia u krijua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më shumë se 70 vjet më parë për të ndihmuar palestinezët që u zhvendosën me forcë nga tokat e tyre.

Related posts

Pas Holandës, Zelensky viziton edhe Danimarkën

rezart morina

Kurti do të takohet me kryeministrin grek

admin

Parlamenti Evropian rinis zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez

admin