RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqime që ndikojnë në rritjen e gjatësisë trupore të fëmijëve

ushqime-qe-ndikojne-ne-rritjen-e-gjatesise-trupore-te-femijeve

Ka shumë faktorë që ndikojnë në gjatësinë e një njeriu, duke filluar nga gjenet, aktiviteti fizik, mënyra e jetesës, ushqyerja etj. Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet më të mira që ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e kockave:

Vezët: Një tjetër burim i proteinave që duhet ta shtoni në dietën ushqimore është veza. Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën B12.

Mishi i pulës: Një tjetër ushqim që ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijëve është mishi i pulës. Albuminat e mishit të pulës ndikojnë ne rritjen dhe zhvillimin e muskujve dhe ndihmojnë për të mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit.

Produktet e qumështit: Djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet kryesore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave.

Peshku: Mos harroni të shtoni peshkun në dietën ushqimore të fëmijëve, pasi është shumë e rëndësishme në rritjen e tyre. Peshqit si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave, Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit, që ndihmon në forcimin e kockave, raporton Tirana Observer.

Banania: Bananet përmbajnë sasi të lartë të magnezit, kalciumit, kaliumit dhe probiotikë, lëndë ushqyese këto shumë të nevojshme për trupin.

Related posts

Këta përbërës ushqimor nuk mund t’i përzini bashkë në asnjë mënyrë

admin

6 ushqime të pasura me kolinë, lënda ushqyese për shëndetin e trurit

admin

Studimi: Ecja me 4000 hapa në ditë ul rrezikun e vdekjes

rezart morina