RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

ushqimet-me-te-mira-per-shendetin-e-dhembeve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen.

Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por edhe konsumi i ushqimeve të duhura janë të rëndësishme për parandalimin e kavitetit, prishes së dhëmbëve dhe sëmundjeve të mishrave të tyre.

Ushqimet më të mira për dhëmbët janë ato që neutralizojnë acidet, ofrojnë minerale dhe vitamina për të riparuar enamelin e dhëmbëve dhe stimuluar sekretimin e pështymës.

AgroWeb.org jep rekomandimet e mëposhtme për ushqimet më të mira dhe më të këqija për shëndetin e gojës.

Qumështi Dhe Nënproduktet e Tij
Qumështi është një produkt bylmeti i pasur me kalcium, fosfat dhe vitaminë D që e ndihmon organizmin të shfrytëzojë plotësisht kalciumin. Të gjithë këto ushqyes janë të dobishëm për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm e të fortë.

Pirja e rregullt e qumështi riparon enamelin e dhëmbëve dhe forcon kockat.

Edhe djathi apo kosi janë një zgjedhje e shkëlqyer për kockat dhe dhëmbët sepse ndihmojnë në sekretimin e pështymës.

Ato përmbajnë kalcium dhe fosfat që ndihmon në neutralizimin e acideve në gojë por edhe kaseinë që forcon sipërfaqen e dhëmbëve.

Agrumet
Agrumet si portokalli, qitro e të tjera janë të rekomandueshme për shëndetin e gojës, nëse konsumohen pa e tepruar

Për më tepër, ato përmbajnë shumë vitaminë C, e cila u bën mirë mishrave dhe pengon inflamacionin e tyre.

Lëngu i portokallit pastron dhëmbët dhe gojën natyralisht.

Ai largon bakteret e dëmshme dhe parandalon prishjen e dhëmbëve.

Lëngu i portokallit ka aciditet ndaj menjëherë pas pirjes duhet të lani dhe pastroni dhëmbët.

Barishtet
Barishtet janë të pasura me prebiotikë të cilat shumojnë bakteret e mira në gojë.

Sa më të errëta të jenë ato aq më e lartë është përmbajtja e mineraleve që u bëjnë mirë dhëmbëve.

Shembuj të mirë të barishteve janë: kale, spinaqi, rukola etj.

Ushqimet Më Të Këqija Për Shëndetin e Dhëmbëve
Sipas ekspertëve, pijet e gazuara dhe me sheqer, frutat e thata, biskotat e kripura, thjerrëzat dhe fasulet nuk janë të përshtatshme.

Ato përmbajnë acid fitik i cili pengon përthithjen e ushqyesve të pasur nga dhëmbët.

Për të neutralizuar këtë acid, në rastin e legumeve, këshillohet futja e tyre në ujë për gjithë natën dhe më pas gatimi.

Related posts

Jeni me kollë? Ja ushqimet që duhet ta konsumoni për ta larguar në mënyrë natyrale

admin

Si mund t’i dalloni vezët e prishura: Këto shenja do t’ju ndihmojnë

admin

Njihuni me lëngun magjik për shëndetin

admin6