RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimet perfekte për të luftuar temperaturat e larta dhe pasojat e saj

ushqimet-perfekte-per-te-luftuar-temperaturat-e-larta-dhe-pasojat-e-saj

Temperaturat shumë të larta, është vërtetuar se rëndojnë jo vetëm gjendjen fizike, por edhe atë mendore duke shkaktuar stres, pagjumësi, lodhje, dhimbje koke dhe shqetësime të tjera. Për të përballuar më mirë këtë gjendje, një dietë e përshtatshme mund të jetë shumë ndihmuese. Ushqimet e shëndetshme si frutat dhe perimet e stinës janë ideale për të luftuar pasojat e të nxehtit dhe sigurisht janë shumë të pasura me veti ushqyese. Frutat dhe perimet janë baza e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Rekomandohen pesë porcione në ditë (tre fruta dhe dy perime), për marrjen e duhur të ujit, vitaminave, kripërave minerale dhe fibrave.

1. Shalqi për të luftuar dhimbjen e kokës

Dhimbja e kokës e shkaktuar nga temperaturat e larta është shumë e zakonshme në stinën e nxehtë. Ndër faktorët që kontribuojnë më shumë në shfaqjen e migrenës në këtë stinë, është dehidratimi. Për të qëndruar të hidratuar është thelbësore jo vetëm të pini shumë ujë, por edhe të hani fruta me shumë ujë apo shalqi, i cili, me ëmbëlsinë e tij natyrale dhe përmbajtjen e lartë të ujit, sjell lehtësim të menjëhershëm fizik në ditët e nxehta të verës.

2. Karota kundër skuqjeve dhe irritimeve të lëkurës

Ekspozimi i zgjatur në diell shkakton djegie dhe irritime të lëkurës. Në këto raste, karota është aleati ushqimor i çmuar që duhet t’i drejtoheni për t’u kujdesur për lëkurën tuaj. Gjithashtu, të përfshira në produktet e diellit karotat, përmbajnë nivele të larta të beta-karotenit, një përbërje organike me veti antioksiduese, e cila parandalon plakjen e lëkurës dhe është një ilaç natyral i shkëlqyer.

3. Limoni për të mbajtur larg gjendjen e keqe

Stina e bukur e verës mund të ngjallë edhe frikë apo ankth, të ashtuquajturat “summertime blues”, apo depresion veror. Nervozizmi dhe humori i keq janë në fakt pasojë e vapës përvëluese dhe ndryshimit të zakoneve të përditshme. Për të reduktuar këto ndjesi shqetësimi, limoni na vjen në ndihmë: i pasur me vitaminë C, ai ka aftësinë të lehtësojë stresin.

Lodhja e madhe për shkak të nxehtësisë është ndër simptomat më të përhapura të verës. E shoqëruar nga një ulje e aftësive të përqendrimit, mund të rrezikojë të kthehet në goditje të nxehtësisë, një fenomen që përfshin rritje të shpejtë të temperaturës së trupit. Një nga ushqimet me shumë cilësi ushqyese, të aftë për të parandaluar këtë ndjesi, është speci, i cili është i përbërë nga kripëra minerale si fosfori, magnezi dhe kalciumi, të njohura për të reduktuar ndjenjën e lodhjes.

5. Spinaqi për relaksimin e muskujve

Në verë, lodhja e muskujve është shumë e zakonshme dhe është për shkak të mungesës së lëngjeve dhe kripërave minerale në trup. Për të ribalancuar lëndët ushqyese është e nevojshme të hani ushqime që përmbajnë magnez, kalium dhe kripëra minerale, të afta për të prodhuar energji dhe për të mbajtur muskujt në gjendje të mirë. Spinaqi është një shembull i shkëlqyer i një aleati kundër ngërçeve, i aftë për të garantuar forcën e muskujve falë pasurisë së kaliumit, magnezit, vitaminës A dhe vitaminës K.

8. Kajsia për të luftuar pagjumësinë

Pagjumësia e verës karakterizohet nga vështirësia për të fjetur dhe zgjime të shpeshta gjatë natës për shkak të vapës. Për të përballuar sa më mirë këtë simptomë sezonale, kajsitë janë ndër frutat më të përshtatshme, falë elementeve të tilla si kaliumi dhe vitamina B, ato kontribuojnë, në uljen e stresit dhe ju ndihmojnë të gjeni qetësinë e nevojshme për të shkuar në shtrat.

Related posts

Profesoresha e dermatologjisë: 3 pjesët e trupit që duhen larë çdo ditë

admin

A mund ta trashëgojmë sëmundjen mendore? Ja çfarë thonë studimet

rezart morina

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë?

admin