RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimet që duhet të preferoni për të reduktuar fryrjen e stomakut

ushqimet-qe-duhet-te-preferoni-per-te-reduktuar-fryrjen-e-stomakut

Shpesh ndihemi të fryrë pas një vakti të madh ose për shkak të tretjes së dobët. Për fat të mirë, ka shumë ushqime që mund të ndihmojnë në uljen e fryrjes dhe përmirësimin e shëndetit të traktit tuaj të tretjes.

Nga erëzat te perimet e deri te produktet e qumështit, këto janë disa nga ushqimet që duhet të preferoni për të reduktuar fryrjen e barkut.

Kastravec- Kastraveci është një zgjedhje e shkëlqyer për reduktimin e ënjtjes. Ai përmban kuercetinë, një antioksidant flavonoid që frenon enzimat pro-inflamatore. Mund ta hani të papërpunuar ose të pini ujë me kastravec në vend të pijeve me sheqer.

Asparag- Asparagu përmban prebiotikë që mbështesin rritjen e baktereve të dobishme në sistemin tretës. Përveç kësaj, ato përmbajnë ujë që mund të hidratojë, të ndihmojë në urinimin dhe të reduktojë fryrjen.

Banane- Bananet përmbajnë kalium, i cili rregullon nivelet e natriumit në trup dhe parandalon mbajtjen e ujit. Kjo ndihmon në reduktimin e fryrjes. Përveç kësaj, bananet përmbajnë fibra, të cilat mund të parandalojnë kapsllëkun, një tjetër shkaktar i zakonshëm i fryrjes. Ushqime të tjera të pasura me kalium përfshijnë patatet, spinaqin, rrushin e thatë dhe portokallin.

Ananasi- Ananasi është kryesisht ujë, i cili ndihmon në mbajtjen e trupit të hidratuar dhe luftimin e fryrjes. Bromelain, një enzimë që gjendet tek ananasi, ndihmon në zbërthimin e proteinave dhe promovon shëndetin e tretjes. Bromelain është një nga enzimat më efektive për zbërthimin e kolagjenit.

Xhenxhefil- Xhenxhefili përmban një enzimë tretëse që ndihmon në tretjen e ushqimit në mënyrë më efikase, duke reduktuar fryrjen dhe kapsllëkun. Mund të pini çaj xhenxhefili të bërë në shtëpi, ose të përtypni rrënjë xhenxhefili.

Kanellë- Kanella është një erëz e pasur me antioksidantë që mund të ndihmojë në eliminimin e gazit të tepërt dhe trajtimin e fryrjes.

Related posts

3 simptomat paralajmëruese të sinuseve të bllokuara që s’duhen ngatërruar me gripin dhe ftohjen

admin

Nektarina, fruti që pastron gjakun dhe shëron sëmundjet

rezart morina

Bazuar në përvojën me fëmijën e saj, një infermiere këshillon se çfarë duhet të bëni në rast të djegies

rezart morina