Rreziqet që vijnë prej ushqimeve janë të shumta, por për fat, në më të shumtën e rasteve zgjidhen pa komplikime të mëdha. Në tryezën tonë janë plot ushqime me të cilat ne duhet të tregojmë më shumë kujdes në konsumimin e tyre, për të pasur një jetë të shëndetshme.
Salca e domates është e njohur si burim i mirë për likopene, një lëndë ushqyese thelbësore, por kini kujdes kur është e konservuar. Të gjitha ushqimet e konservuara përmbajnë kimikate të dëmshme si BPA, por kjo është veçanërisht shqetësuese në domate.
Rishikoni kaloritë që merrni te sanduiçi. Sallam, proshutë, rosto viçi dhe mish e ushqime të tjera janë të cilësisë së dobët, e mbushur me natrium, e bërë nga kafshët e ngopura me hormonet dhe antibiotikët, e mbushur me nitrate. Gjithashtu ushqimet e shpejta mund të përmbajnë aromatizues kimikë dhe ngjyra.
Ndryshe nga gjalpi, i cili është bërë nga produktet shtazore, margarina është krijuar nga vaj perimesh. Procesi i saj prodhues rrit inflamacionin duke dëmtuar qelizat e enëve tuaja të gjakut, rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, kanceri, shtim në peshë dhe rrit kolesterolin e keq.
Sheqernat artificiale janë aq shumë të ëmbël – nganjëherë 200 herë më shumë sesa sheqeri i tavolinës sa që truri fillon të vdesë për ushqime të ëmbla. Hulumtimet thonë se ato shkaktojnë kancer dhe programe neurologjike, por shkenca e ka konfirmuar se ata nxisin shtim në peshë dhe kontribuojnë për të rritur oreksin.