RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimet që duhet t’i evitoni nga konsumimi i tepërt

ushqimet-qe-duhet-t’i-evitoni-nga-konsumimi-i-tepert

Rreziqet që vijnë prej ushqimeve janë të shumta, por për fat, në më të shumtën e rasteve zgjidhen pa komplikime të mëdha. Në tryezën tonë janë plot ushqime me të cilat ne duhet të tregojmë më shumë kujdes në konsumimin e tyre, për të pasur një jetë të shëndetshme.

Salca e domates është e njohur si burim i mirë për likopene, një lëndë ushqyese thelbësore, por kini kujdes kur është e konservuar. Të gjitha ushqimet e konservuara përmbajnë kimikate të dëmshme si BPA, por kjo është veçanërisht shqetësuese në domate.

Rishikoni kaloritë që merrni te sanduiçi. Sallam, proshutë, rosto viçi dhe mish e ushqime të tjera janë të cilësisë së dobët, e mbushur me natrium, e bërë nga kafshët e ngopura me hormonet dhe antibiotikët, e mbushur me nitrate. Gjithashtu ushqimet e shpejta mund të përmbajnë aromatizues kimikë dhe ngjyra.

Ndryshe nga gjalpi, i cili është bërë nga produktet shtazore, margarina është krijuar nga vaj perimesh. Procesi i saj prodhues rrit inflamacionin duke dëmtuar qelizat e enëve tuaja të gjakut, rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, kanceri, shtim në peshë dhe rrit kolesterolin e keq.

Sheqernat artificiale janë aq shumë të ëmbël – nganjëherë 200 herë më shumë sesa sheqeri i tavolinës sa që truri fillon të vdesë për ushqime të ëmbla. Hulumtimet thonë se ato shkaktojnë kancer dhe programe neurologjike, por shkenca e ka konfirmuar se ata nxisin shtim në peshë dhe kontribuojnë për të rritur oreksin.

Related posts

Tri ushqime që mund t’i konsumoni çdo ditë, për shëndet të mirë

admin

Ndryshimet klimaterike shkaktojnë dhimbjen e kokës

admin

Seleni, çfarë është dhe pse është i rëndësishëm për trupin tuaj

admin