RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimet që “luftojnë” sëmundjet

ushqimet-qe-“luftojne”-semundjet

Një dietë e mirë ushqimore mund të parandalojë shfaqjen e shumë sëmundjeve dhe nëse përdoret si duhet edhe mund ti luftojë ato.

Për të prekurit nga diabeti rekomandohen ushqime të pasura me fibra, krom e magnez.

“Duhet klasifikuar spektri i ushqimeve që nuk duhen konsumuar si pijet me gaz, ushqimet e modifikuara gjenetikisht, lëngjet e frutave gjithashtu. Edhe pse lëngjet e frutave janë të shëndetshme, kur flasim për persona të cilët janë diabetikë ato nuk duhen konsumuar. Ndërsa ushqimet që duhet të jenë pjesë e spektrit ushqimor për diabetikët kemi ushqimet e pasura me krom si qepa, brokoli, fasulet. Kryesisht fasulet me ngjyrë, fasulet e zeza”.

“Studimet e fundit tregojnë se hipertensioni nuk e ka bazën te kripa që ne përdorim apo nuk përdorim por te disbalanca midis nivelit të kalciumit dhe magnezit.Për këtë arsye duhen konsumuar më shumë farat e susamit psh që kanë shumë kalcium ose çokollata e zezë që ka magnezin, babania, avokado, arrat.”

Ushqimet me ngjyrë jeshile këshillohen për të luftuar problemet që shkakton mëlçia e dhjamosur.

“Ushqimet me vitaminën E si bananet, avokadot, bajamet dhe përdorimi i çajrave, veçanërisht çaji nga lulja e gjembit të gomarit.”

Për problemet me aparatin tretës ekspertja e dietës sugjeron të mos përdoren ushqimet e skuqura dhe pijet me gaz.

“70% e sistemit imunitar është përqëndruar në aparatin tretës kështu që duhet të kemi një kujdes shumë të shtuar dhe gjatë regjimeve patologjike është mirë të hiqet dorë nga konsumi i mishit, ndoshta dhe produktet shtazore, të paktën deri sa të arrijmë në një barazim të parametrave.”

Diola Dosti thotë se është rritur ndërgjegjësimi i qytetarëve për të konsumuar ushqime të shëndetshme e shpesh herë kërkojnë ndihmën e ekspertëve për ditat që duhet të ndjekin.

Related posts

Hani fruta dhe perime largojeni depresionin

Muhamet Ramadani

Je alergjik ndaj pickimit të bletës, pra s’duhet të hash mjaltin? Ç’thonë mjekët

admin

Lamtumirë pagjumësi, 10 këshilla për të fjetur të qetë

admin