RTV AHIRETI
Shëndetësi

USHQYERJA E SHËNDETSHME DHE MIKROBIOMA INTESTINALE

ushqyerja-e-shendetshme-dhe-mikrobioma-intestinale

Trakti gastrointestinal i njeriut (GI) përfaqëson një nga ndërfaqet më të mëdha (250-400 m2) të kontaktit ndërmjet organizmit, faktorëve mjedisorë dhe antigjenëve në trupin e njeriut.

Mesatarisht gjatë jetës së njeriut rreth 60 ton ushqim kalon përgjatë traktit GI së bashku me një bollëk mikroorganizmash me preardhjenga mjedisi, i cili përbën një kërcënim të madh për integritetin e këtij trakti. Përveç këtyre mikroorganizmave nga mjedisi i jashtëm, trakti gastrointestinal strehon atë që njihet si flora intestinale ose mikrobioma e zorrëve.

Kjo florë përbëhet kryesisht nga baktere dhe përbërja e saj varet nga disa faktorë si:

dieta
mosha
gjendjet fiziologjike e patologjike, etj.

Edhe pse prania e këtyre mikroorganizmave nuk është shumë e lartë në stomak për shkak të mjedisit acid, teksa përparojmë përmes traktit gastrointestinal, kjo popullatë rritet. Mikrobioma intestinale ka evoluar bashkë me organizmin mikpritës për mijëra vite duke formuar një marrëdhëniereciproke të dobishme ose siç njihet ndryshe një marrëdhënie simbioze.

Numri i mikroorganizmave të mikrobiomës është vlerësuar të tejkalojë 1014, i cili nënkupton 10 herë më shumë qeliza bakteriale sesa qeliza të trupit të njeriut. Sidoqoftë, studime të fundit sugjerojnë se numri i qelizave bakteriale është pothuajse i njëjtë me atë tëqelizave të njeriut. Mikrobioma ofron shumë përfitime për organizmin pritës, përmes një sërë funksionesh fiziologjike si: forcimi i integritetit të traktit GI ose formësimi i epitelit të zorrëve, mbrojtja ndaj patogjenëve, forcimi dhe modulimi i sistemit imunitar, metabolizimi i barnave, sintetizimi i vitaminës K dhe i disa vitaminave të grupit B, etj.

Vitet e fundit, disa kërkime shkencore janë munduar të vlerësojnë lidhjen midis mikrobiomës dhe zhvillimit të sëmundjeve të tilla si diabeti i tipit 2 dhe mbipesha/obeziteti. Duke ditur se mikrobioma e zorrëve luan një rol të rëndësishëm në proçeset e përthithjes së ushqimit dhe mundëson një gjendje inflamacioni të ulët, dy procese kyçe në fiziopatologjinë e mbipeshës dhe diabetit, rezulton shumë irëndësishëm sigurimi i ekuilibrit të përbërjes së mikrobiomës. Kur bashkësia e popullatës që kolonizon zorrët ndodhet në ekuilibër,ekziston një gjendje e caktuar e quajtur eubiozë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse lejon që përbërësit e ndryshëm të mikrobiomës së zorrëve të jenë funksionalisht të efektshëm dhe, mbi të gjitha, të sinkronizohen si me njëri-tjetrin ashtu edhe me përbërësit e tjerë të ekosistemit të zorrëve. Në kushtet kur, për shkak të faktorëve tëndryshëm ky ekuilibër prishet duke favorizuar mikroorganizmat mëagresivë, zhvillohet gjendja e disbiozës, e cila mund t’i hapë rrugërrezikut të shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme.

Mikrobioma e zorrëve dhe gjendja e ekuilibrit të saj ndikohet ndjeshëm nga regjimi ushqimor. Një studim i kohëve të fundit, i cili ka përfshirë më shumë se 1.000 njerëz, tregoi se një dietë e ekuilibruar në nutriente, promovon një mikrobiomë më të shëndetshme dhe shëndet më të mirë të njeriut.

Ky studim, i cili njihet si projekti kërkimor Predict, i kryer në shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar,dëshmoi për herë të parë se cilësia e ushqimeve të përfshira në një dietë mund të ndikojë në përbërjen e mikrobiomës dhe funksionet e saj dhe, si rrjedhojë, në shëndetin tonë. Ky përbën një nga studimet më të mëdha dhe më të hollësishme të këtij lloji. Studimi përdorimetagjenomikën dhe profilizimin kimik të gjakut të personave tëpërfshirë. U identifikuan rreth 15 lloje mikrooganizmash të zorrëve të shoqëruara me rreziqe më të ulëta (dhe 15 me rreziqe më të larta) të sëmundjeve të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Studiuesit analizuan dietën e ndjekur nga pjesëmarrësit dhe mikrobiomën e tyre. Gjithashtu u analizuan dhe disa parametra biokimikë si: niveli i sheqerit në gjak dhe kolesterolit, aktiviteti hormonal dhe disa markatorë inflamacioni. U monitoruan edhe aktiviteti fizik, pushimi dhe gjumi i personave të marrë në studim.

Gjetjet nga ky studim, treguan se një dietë e përbërë nga një larmi ushqimesh të papërpunuara me origjinë bimore dhe shtazore, mund të shoqërohet me një mikrobiomë të zorrëve të dobishme për shëndetin. Këto ushqime promovuan zhvillimin e disa lloje të mikroorganizmave, gjendje e cila u shoqërua me nivele më të ulëta të yndyrës që rrethon organet e brendshme, me përmirësim tëniveleve të sheqerit në gjak dhe një reduktim të inflamacionit dhe niveleve të kolesterolit tek pjesëmarrësit.

Në të kundërt, një dietë e pasur me ushqime të përpunuara, sheqernatë shtuar dhe kripë, shoqërohej me zhvillimin e mikroorganizmave“shkaktarë“ të mbipeshës, sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit të tipit 2. U zbulua se gjenetika luan një rol të vogël në formësimin e mikrobiomës. Përbërja individuale e mikrobiomës së zorrëve në1098 vullnetarë të shëndetshëm ndikohej kryesisht nga regjimi ushqimor.

Rezultatet e studimit Predict nënvizojnë një variacion të konsiderueshëm në përgjigjen metabolike të pjesëmarrësve ndaj ushqimit. Jo të gjithë pjesëmarrësit iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë ushqimeve, gjë që shpjegohet me tiparet unike të mikrobiomës individuale të traktit GI.

Megjithëse është shumë herët për të zhvilluar një mjekësi parandaluese të individualizuar, gjetjet nga ky studim mund të përdoren në të ardhmen për të përpiluar këshilla të personalizuara dietike për shëndet më të mirë, bazuar në profilin individual tëmikrobiomës së zorrëve. Sanije Zejnelhoxha

Related posts

Ushqimet e shpejta ju shëndoshin dhe dëmtojnë trurin

rezart morina

Temperatura në të cilën ajri i kondicionuar mund të jetë i dëmshëm për shëndetin

rezart morina

Dobitë që kemi nga konsumimi i kërpudhave

admin