RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët francezë largohen nga Nigeri

ushtaret-franceze-largohen-nga-nigeri

Ushtarët francezë u larguan nga Nigeri ku tensionet me Francën po rriteshin dita-ditës që kur ushtria mori pushtetin në vend, transmeton Anadolu.

Rikujtohet se nga 1.500 ushtarët francezë që ishin me mision në Niger, në Francë ishin kthyer 1.346 prej tyre, ndërsa nga vendi janë larguar edhe 154 ushtarët e mbetur.

Ushtarët francezë, përmes një ceremonie të mbajtur i dorëzuan autoriteteve të Nigerit bazën ushtarake franceze në kryeqytetin Niamey.

Në bazën ushtarake u mblodhën edhe nigerianët që donin të festonin largimin e ushtarëve francezë.

Ambasada e Francës në Niamey u mbyll më 22 dhjetor me arsyen se “ambasada nuk mund të përmbushë detyrat e saj për shkak të kufizimeve të autoriteteve të Nigerit”.

Administrata ushtarake e cila më 26 korrik mori pushtetin në Niger, më 25 gusht i dha afat 48 orë ambasadorit të Francës në Niamey, Sylvain Itte të largohet nga vendi, por ambasadori Itte nuk u largua nga vendi.

Ambasadori Itte u largua nga vendi më 27 shtator rreth një muaj pasi u shpall “persona non grata”.

Krahas krizës së ambasadës, administrata ushtarake në Niger anuloi marrëveshjet e bashkëpunimit ushtarak me Parisin dhe kërkoi largimin e ushtarëve francezë nga vendi.

Related posts

Shtëpia e Bardhë sinjalizon nisjen e fazës së re të planit të paqes për Gazën

Muhamet Ramadani

Tërmeti vdekjeprurës në Marok: Historia e mësueses që humbi të 32 nxënësit e saj

admin

Lufta në Gaza, Hamasi pranon marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga Egjipti dhe Katari

admin