RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite vret 18 palestinezë në sulmin ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat

ushtria-izraelite-vret-18-palestineze-ne-sulmin-ndaj-kampit-te-refugjateve-nuseirat

Ushtria izraelite ka vrarë të paktën 18 palestinezë në sulmin që ka kryer ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.

Të paktën 18 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimit nga avionët luftarakë izraelitë, ndaj një shtëpie në lindje të kampit të refugjatëve Nuseirat i cili ndodhet në pjesën qendrore të Gazës.

Ushtria izraelite shënjestroi dhe shkatërroi një kompleks për pastrimin e ujit në rrugën e vjetër të Gazës në qytetin Jabalia në veri të Gazës.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se bombardime intensive të ushtrisë izraelite ka pasur edhe para spitalit “Al-Amal” që i përket Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Younis në jug të Gazës.

Në Khan Younis në jug të Gazës ushtria izraelite bombardoi një shtëpi në lagjen Al-Amal.

Related posts

ZPS dorëzon aktakuzën e ndryshuar ndaj Bahtijarit dhe Januzit

admin

Pesëdhjetë raste të reja me kollën e keqe në Maqedoninë e Veriut

admin6

“Tërmeti që goditi Turqinë një nga tërmetet më të mëdha të brendshëm në botë”

admin