RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tarët iz’raelitë arr’estuan 12 pa’lestinezë në Bregun Perëndimor

ush’taret-iz’raelite-arr’estuan-12-pa’lestineze-ne-bregun-perendimor

Ushtarët izraelitë arrestuan 12 palestinezë të tjerë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët të bërë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se ushtria izraelite vazhdon bastisjet e saj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Theksohet se ushtria izraelite arrestoi të paktën 12 palestinezë në bastisjet e kryera në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor gjatë natës dhe në mëngjes.

Thuhet se numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 është afërsisht 10.100.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se këto të dhëna nuk përfshijnë ndalimet “me mijëra” në Rripin e Gazës.

Që nga 7 tetori, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Që nga 7 tetori, 630 palestinezë humbën jetën dhe rreth 5.400 palestinezë u plagosën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Bangladeshi shpall vendimin për Sheikh Hasinën, mes akuzave për shtypje të protestave

RTI

Nigeri, 20 milionë fëmijë që nuk mund të shkojnë në shkollë mund të kërcënojnë sigurinë në të ardhmen

admin

Japonezët heqin maskat mbrojtëse dhe ndjekin kurse për të rikthyer buzëqeshjen

Muhamet Ramadani