Forcat amerikane kryen sulme në 15 objektiva në zonat e Jemenit, të kontrolluara nga rebelët Houthi. Ushtria amerikane thuhet se goditi sistemet e armëve, bazat dhe pajisjet e tjera që u përkasin rebelëve të mbështetur nga Irani, konfirmuan zyrtarët amerikanë. Avionët ushtarakë dhe anijet luftarake bombarduan bastionet e Houthi-ve në afërsisht pesë vende, sipas zyrtarëve.