Disa palestinezë pësuan asfiksi gjatë bastisjes së ushtrisë izraelite sot në Bregun Perëndimor gjatë një ceremonie përkujtimore për zëvendësshefin e Hamasit Saleh Arouri, i cili u vra në fillim të kësaj jave nga Izraeli, raporton Anadolu.
Dëshmitarët thanë për Anadolu se një forcë izraelite sulmoi qytetin e El-Halilit (Hebron) dhe bastisi ceremoninë që u organizua nga fraksionet palestineze.
Ushtria qëlloi me plumba të vërtetë në ajër, përdori bombola gazi lotsjellës dhe e shpërndau tubimin, thanë ata.
Dhjetëra persona kanë pësuar asfiksi nga thithja e gazit lotsjellës.
Palestinezët shpërndanë video në mediat sociale që tregonin bastisjen dhe ushtrinë duke lëshuar bombola gazi lotsjellës.
Forcat kombëtare dhe islame njoftuan më herët se një ceremoni përkujtimore njëditore do të mbahej të enjten për Arourin.
Protests Erupt in Halhul, West Bank
Large-scale demonstrations erupted in Halhul, West Bank, following the martyrdom of Saleh al-Arouri in Lebanon. Protesters express their solidarity and mourn the loss of the prominent arouri.#Israel #Palestine #Lebanon pic.twitter.com/6zvWsN2wHi
— NATO VS KREMLIN (@eduinfotech101) January 3, 2024