RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dëgjohen shpërthime në veri të Mitrovicës, policia thotë se janë shok-bomba

degjohen-shperthime-ne-veri-te-mitrovices,-policia-thote-se-jane-shok-bomba

Sërish janë dëgjuar shpërthime në veri të Mitrovicë, saktësisht tek Lagjja e Boshnjakëve.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, ka njoftuar se shpërthimet në veri të Kosovës erdhën nga shok-bombat.

“Bëhet fjalë për sulme me shok-bomba në dy lokacione të ndryshime. S’ka të lënduar e as dëme materiale”, tha Hoti.

Njësitet e policisë së Kosovës, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po patrullojnë atë pjesë.

Deklarimi i qytetarëve

Ndërsa, sipas banorëve tek lagjja e Boshnjakëve, një veturë në lëvizje ka gjuajtur mjetin shpërthyes, që sipas policisë ka qenë shok-bombë.

Telegrafi ka siguruar një fotografi ku shihet vetura e dëmtuar, ndërsa ka edhe një vrimë tek dera e parë.

Po ashtu qytetarët kanë thënë për Telegrafin se ndjehen të shqetësuar, dhe duan që në atë pjesë të ketë më shumë prani të policisë.

Related posts

Stoltenberg nesër në Kosovë: Takon liderët shtetërorë

rezart morina

Përfundon numërimi në 42 bashki të Shqipërisë

admin

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë vitin e kaluar, gati gjysma nga Kosova

admin