RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite hap zjarr ndaj civilëve në një fshat në jug të Sirisë

ushtria-izraelite-hap-zjarr-ndaj-civileve-ne-nje-fshat-ne-jug-te-sirise

Ushtria izraelite kreu një bastisje në fshatin Muallaka, në pjesën rurale të provincës Quneitra në jugperëndim të Sirisë, duke hapur zjarr ndaj civilëve, transmeton Anadolu.

Sipas televizionit shtetëror sirian Al Ekhbariya, ushtria izraelite avancoi me automjete të blinduara në fshatin Muallaka, në jug të provincës Quneitra, duke i vazhduar shkeljet në territorin e Sirisë.

Njësia izraelite, e cila hapi zjarr ndaj civilëve dhe kreu shkatërrime me buldozerë, ngriti edhe ledhe të reja dheu në fshat.

Autoritetet në Damask theksojnë se bastisjet e Izraelit në zonat rurale në Quneitra dhe Dera, si dhe sulmet ndaj civilëve, përbëjnë shkelje të hapur të marrëveshjes së çmilitarizimit të vitit 1974.

Sipas deklaratave të mëhershme të presidentit Ahmed Shara, ushtria izraelite ka kryer mbi 1.000 sulme ajrore dhe rreth 400 bastisje tokësore në rajone të ndryshme të Sirisë ndërmjet 8 dhjetorit 2024 dhe 18 korrikut 2025.

Related posts

Greqi: Po hetohen 21 vdekje dhe 1600 raportime për efekte anësore nga vaksinat kundër COVID-19

Muhamet Ramadani

Scholz: E djathta ekstreme një kërcënim i madh për demokracinë gjermane

admin

OKB: Gati 10.000 civilë janë vrarë në Ukrainë prej nisjes së luftës

Muhamet Ramadani