RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite kreu 15 sulme ajrore në Libanin jugor

ushtria-izraelite-kreu-15-sulme-ajrore-ne-libanin-jugor

Ushtria izraelite ka kryer të paktën 15 sulme ajrore në rajonet në jug të Libanit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, ushtria izraelite kreu 15 sulme ajrore rreth Luginës Sluki, Luginës Hujeyra dhe vendbanimit Hula.

Gjithashtu raportohet se ushtria izraelite ka vënë në shënjestër vendbanimin Kefrkilla, i cili është shumë afër kufirit me Libanin, me një tank të tipit “Merkava”.

Në përleshjet e vazhdueshme midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufi, që nga 8 tetori 2023, vdiqën 29 civilë libanezë dhe 161 anëtarë të Hezbollahut, si dhe 6 civilë izraelitë dhe 10 ushtarë izraelitë.

Related posts

Kompanitë private që ua rrisin pagat punëtorëve, Qeveria: Do të subvencionojmë 50 për qind rritjen për tre muaj

admin

Stoltenberg: Bombardimi i digës në Ukrainë tregon “brutalitetin e luftës së Rusisë”

rezart morina

Erdoğan: Votimi u zhvillua siç i ka hije demokracisë sonë

admin