RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stoltenberg: Bombardimi i digës në Ukrainë tregon “brutalitetin e luftës së Rusisë”

stoltenberg:-bombardimi-i-diges-ne-ukraine-tregon-“brutalitetin-e-luftes-se-rusise”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se bombardimi i digës Kakhovka në Ukrainë tregon “brutalitetin e luftës së Rusisë”, transmeton Anadolu.

“Me shembjen e digës janë vënë në rrezik mijëra civilë”, theksoi Stoltenberg duke shtuar se kjo në të njëjtën kohë është shkak për dëmtimin serioz të mjedisit.

“Ky sulm edhe një herë tregon brutalitetin e luftës së Rusisë në Ukrainë”, tha Stoltenberg.

Hidrocentrali Kakhovka i kontrolluar nga Rusia që ndodhet në rajonin Kherson të Ukrainës, u shemb si pasojë e bombardimeve. Zyrtarët ukrainas theksuan se rajoni ndodhet përballë kërcënimit të përmbytjes dhe bëjnë përgjegjës ushtrinë ruse për goditjen e digës.

Related posts

PE miraton raportin për zgjerimin: Dialogu Kosovë–Serbi kyç për rrugën drejt BE-së

Hevzi

Kancelari gjerman, Merz: Regjimi iranian është në “ditët dhe javët e fundit”

admin

Hapet ekspozitë e piktorit tonë të njohur Jetullah Haliti në Sion të Zvicrës

admin