RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria iz’raelite kryen ba’stisje në qytetin Tulkarm të Bregut Perëndimor

ush’tria-iz’raelite-kryen-ba’stisje-ne-qytetin-tulkarm-te-bregut-perendimor

Ushtria izraelite nën shoqërimin e makinerive të rënda të punës bastisi qytetin Tulkarm në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA thuhet se forcat izraelite kryen një bastisje të mbështetur nga ajri në qytetin Tulkarm, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor.

Ushtria izraelite shkatërroi infrastrukturën në qytetin Tulkarm në të cilin ka hyrë me makineri të rënda. Për shkak të dëmtimit të infrastrukturës në kampin e refugjatëve Tulkarm janë ndërprerë linjat e komunikimit dhe të internetit.

Ushtarët izraelitë ndërhynë duke përdorur plumba të vërtetë kundër të rinjve palestinezë që reaguan ndaj bastisjes, theksohet në lajm.

Bastisje pati edhe në kampin e refugjatëve “Balata” në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor dhe se në kampin e refugjatëve “Balata” janë shënuar incidente mes të rinjve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë.

Më 28 gusht, Izraeli njoftoi se në kampet e refugjatëve në qytetet Jenin, Tulkarm dhe Tubas të Bregun Perëndimor, kishte nisur sulmin e tij të quajtur “Kampet verore” më intensiv dhe gjithëpërfshirës që nga viti 2002, kur u zhvillua “Intifada e Dytë”.

Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë që nga 29 gushti, 39 palestinezë mes tyre 21 fëmijë dhe të moshuar janë vrarë në Jenin, 8 në Tubas, 7 në Tulkarm dhe 3 në El-Halil (Hebron) ndërsa janë plagosur 145 të tjerë.

Që nga 7 tetori 2023, të paktën 692 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që grabisin tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar.

Related posts

Beogradi në flakë, Cvijiç: Bombardimi i NATO-s ishte kulmi tragjik i politikës vetëvrasëse të Millosheviçit

admin

Anulohet vizita e Kouchnerit në Kosovë

admin

Togeri i FSK-së merr çmimin Honor Graduate në SHBA

rezart morina