RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite ndalon pushimet për trupat luftarake mes tensioneve në rritje me Iranin

ushtria-izraelite-ndalon-pushimet-per-trupat-luftarake-mes-tensioneve-ne-rritje-me-iranin

Ushtria izraelite (IDF) ka ndaluar lejen për pushim për forcat e saj luftarake në mes të tensioneve në rritje me Iranin pas sulmit të kësaj jave në Konsullatën e Iranit në Siri, transmeton Anadolu.

“Në përputhje me vlerësimin e situatës është vendosur që pushimi do të ndërpritet përkohësisht për të gjitha njësitë luftarake të IDF-së. IDF-ja është në luftë dhe çështja e dislokimit të forcave rishikohet vazhdimisht sipas nevojës”, njoftoi ushtria izraelite.

Të hënën, të paktën shtatë anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, përfshirë dy gjeneralë të lartë, u vranë në një sulm ndaj konsullatës iraniane në Damask.

Irani ka akuzuar Izraelin për kryerjen e sulmit dhe është zotuar se do t’i përgjigjet sulmit vdekjeprurës. Izraeli nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin.

Sipas mediave izraelite, autoritetet në Tel Aviv konsiderojnë hapjen e strehimoreve mes kërcënimeve iraniane për hakmarrje ndaj sulmit.

Dje, ushtria izraelite vendosi të thërrasë ushtarë rezervë në grupin e saj të mbrojtjes ajrore, në një lëvizje të cilësuar nga mediat lokale si një masë paraprake kundër sulmeve të mundshme hakmarrëse nga Irani.

Related posts

Më shumë se 880 emigrantë mbërrijnë në Britani në një ditë/ DW: Shtohet presioni ndaj Rishi Sunak dy javë para zgjedhjeve parlamentare

admin

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Lipjan

admin

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt pikave të përbashkëta kufitare, Qeveria dërgon marrëveshjen në Kuvend

RTI