RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite në ditën e parë të Ramazanit kreu bastisje në Bregun Perëndimor

ushtria-izraelite-ne-diten-e-pare-te-ramazanit-kreu-bastisje-ne-bregun-perendimor

Në ditën e parë të Ramazanit, ushtria izraelite bastisi qytetin Tulkarm në Bregun Perëndimor të pushtuar, kampin e refugjatëve Tulkarm dhe kampin e refugjatëve Nur Shams dhe shkatërroi infrastrukturën atje, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite bastisën qytetin Tulkarm nga pjesët jugore dhe perëndimore me më shumë se 25 automjete ushtarake dhe 4 buldozerë ushtarakë dhe u vendosën në rrugët përreth kampit të refugjatëve.

Forcat izraelite dëmtuan infrastrukturën e qendrës së qytetit dhe gërmuan një rrugë pranë kryqëzimit Al-Alimi. Derisa ushtarët izraelitë u drejtuan drejt kampit të refugjatëve Nur Shams në lindje të qytetit, buldozerët dëmtuan zonën rreth kryqëzimit “Dëshmori Seyf Abu Lebed” në hyrjen perëndimore të kampit për herë të dytë brenda dy ditëve.

Forcat izraelite të dislokuara në lagjet “Jebel an-Nasr” dhe “Maslah” brenda kampit dëmtuan me buldozerë rrugën kryesore përballë hyrjes së kampit të refugjatëve Nur Shams dhe rrethinat e xhamisë Nasr.

Raportohet se midis forcave izraelite dhe palestinezëve që kundërshtuan bastisjen shpërthyen përleshjet dhe u dëgjuan shpërthime të forta. Ushtarët izraelitë dëmtuan pronat palestineze në hyrje të lagjes Menshiyye me buldozerë dhe shkatërruan lavazhin në pronësi të palestinezit Mutasim al-Ali, të cilin e vranë më 7 shkurt.

Ushtarët izraelitë, të cilët dëmtuan infrastrukturën në shumë lagje në Nur Shams dhe u tërhoqën prej aty pas 5 orësh, më pas bastisën kampin e refugjatëve Tulkarm. Ushtarët izraelitë të vendosur në rrugën Nablus, përballë kampit dhe rrugëve që të çojnë në kamp, ​​dëmtuan infrastrukturën në shumë lagje dhe u përleshën me palestinezët që kundërshtuan bastisjen.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor. Që nga 7 tetori 7.505 palestinezë janë arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar ndërsa 424 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj.

Related posts

Vritet një tjetër futbollist palestinez në sulmin e Izraelit në Gaza

rezart morina

Dodik: Kurti vazhdon të destabilizojë situatën në Ballkan, duke shmangur detyrimet e ndërmjetme

rezart morina

Kreu i grupit Wagner: Situata në Bakhmut është shumë e rëndë

admin