RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite nis inkursion të ri në Quneitra të Sirisë

ushtria-izraelite-nis-inkursion-te-ri-ne-quneitra-te-sirise

Forcat izraelite kryen sot inkursion të ri në rajonin jugor të Sirisë, Quneitra, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve SANA, një njësi ushtarake izraelite e përbërë nga dy automjete hyri në zonë përmes vendbanimit jugor të Bir Ajam dhe përparoi drejt fshatit Barika. Forcat izraelite u ndalën pranë zonës Bir al-Kabbas rreth 10 minuta përpara se të tërhiqen përgjatë të njëjtës rrugë.

Inkursioni i fundit ndodhi pavarësisht marrëveshjes së arritur më parë këtë muaj midis Sirisë dhe Izraelit për të krijuar mekanizëm komunikimi të mbikëqyrur nga SHBA-ja që synonte uljen e përshkallëzimit ushtarak dhe lehtësimin e koordinimit, sipas një deklarate trepalëshe të lëshuar pas bisedimeve në Paris.

Forcat izraelite kanë kryer pothuaj se inkursione të përditshme në territorin sirian, veçanërisht në rajonin e Quneitras, duke arrestuar civilë, duke ngritur pika kontrolli dhe duke marrë në pyetje kalimtarët dhe duke shkatërruar toka bujqësore.

Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024, Izraeli zgjeroi pushtimin e Lartësive të Golanit në Siri duke pushtuar zonën e demilitarizuar tampon, veprim që shkeli marrëveshjen e vitit 1974 me Sirinë.

Related posts

Detaje të reja për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë

Muhamet Ramadani

SHBA-ja jep 550 milionë dollarë mbështetje shtesë për Ukrainën

admin

Reshjet e dendura përmbytin rrugët dhe vështirësojnë jetën e përditshme në Emiratet e Bashkuara Arabe

Muhamet Ramadani