RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria iz’raelite pretendon se droni i Houthive që goditi Tel Avivin ishte i prodhimit iranian

ush’tria-iz’raelite-pretendon-se-droni-i-houthive-qe-goditi-tel-avivin-ishte-i-prodhimit-iranian

Ushtria izraelite pretendoi se droni i grupit Houthi nga Jemeni që goditi Tel Avivin ishte i prodhimit iranian, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se droni i Houthive që goditi Tel Avivin ishte dron i prodhuar nga Irani i tipit Samad-3.

Droni, megjithatë, u lëshua nga Jemeni, tha ai.

“Që nga fillimi i luftës, Izraeli dhe forcat amerikane kanë interceptuar dhjetëra dronë që u nisën nga Jemeni”, tha zëdhënësi i ushtrisë.

Më herët sot, një sulm me dron i marrë përsipër nga grupi Houthi goditi Tel Avivin, duke vrarë të paktën një izraelit dhe duke plagosur dhjetë të tjerë.

Ky është sulmi i parë i Houthive që synon Tel Avivin. Shumica e sulmeve të tyre të mëparshme kishin në shënjestër qytetet bregdetare Eilat dhe Haifa.

Houthit kanë shënjestruar anijet që janë në pronësi izraelite, me flamur, që operojnë ose drejtohen në portet izraelite në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit me raketa dhe dronë në solidaritet me Gazën, e cila ka qenë nën një sulm shkatërrues izraelit që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Related posts

Biden: marrja e Khersonit një fitore domethënëse për Ukrainën

admin

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pezullon vendimin mbi zv.kryeministren Belinda Balluku

RTI

Kryeqyteti i Ukrainës tronditet nga disa shpërthime – VIDEO

admin