RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite sulmon dy autoambulanca në Gaza

ushtria-izraelite-sulmon-dy-autoambulanca-ne-gaza

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të paktën 509 palestinezë janë vrarë dhe 1.316 janë plagosur që nga e premtja.

Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj dy autoambulancave në Rripin e Gazës të dielën vonë, duke plagosur tre persona.

Incidenti ndodhi në zonën Faluja në veri të Gazës, tha në një komunikatë Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.

Dy punonjës shëndetësor nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze dhe një person i tretë janë plagosur.

Ushtria izraelite gjithashtu bombardoi një shtëpi në Rripin e Gazës të dielën që i përkiste një familjeje jordaneze, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme jordaneze.

Një shtetas jordanez u vra ndërsa një tjetër u plagos rëndë në sulm, tha ministria.

Personi i plagosur është transferuar në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, shtoi ajo.

Autoritetet jordaneze njoftuan më parë evakuimin e 507 nga 741 shtetasit e tyre nga Rripi i Gazës.

Ushtria izraelite rifilloi bombardimet në Rripin e Gazës herët të premten pasi shpalli fundin e pauzës humanitare njëjavore.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të paktën 509 palestinezë janë vrarë dhe 1.316 janë plagosur që nga e premtja.

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 15.523 që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, njoftoi të dielën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar palestineze. /trt

Related posts

Vjosa Osmani bashkë me Edi Ramën në Ulqin

admin

Erdoğan: Netanyahu po e bën xheloz Hitlerin me “metodat e tij gjenocidale”

RTI

Shefi i OKB-së apelon për reforma: Qeverisja globale ka “ngecur në kohë”

rezart morina