RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite sulmon Libanin jugor pasi pretendoi se kishte rrëzuar 2 ‘objektiva të dyshimta ajrore’

ushtria-izraelite-sulmon-libanin-jugor-pasi-pretendoi-se-kishte-rrezuar-2-‘objektiva-te-dyshimta-ajrore’

Ushtria izraelite kreu sulme në zonat kufitare të Libanit jugor sot pasi pretendoi se kishte rrëzuar “dy objektiva të dyshimta ajrore” në rajonin e Galilesë Perëndimore, transmeton Anadolu.

“Dy objektiva të dyshimta ajrore u interceptuan në rajonin e Galilesë Perëndimore”, tha radioja e ushtrisë, duke shtuar, “Si përgjigje, ushtria izraelite po nis një valë sulmesh në Libanin jugor”.

Ushtria nuk specifikoi natyrën e dy objektivave. Megjithatë, ajo shpesh i përshkruan dronët e lëshuar nga Libani jugor si “objektiva të dyshimta”.

Sirenat u dëgjuan përgjatë kufirit me Libanin, raportoi gazeta izraelite Yedioth Ahronoth më herët sot.

E përditshmja shpjegoi se “sirenat e alarmit u ranë nga frika e depërtimit të avionëve armiq në qytezat Meta Asher dhe Maale Youssef pranë kufirit libanez”.

Tensionet në kufirin me Libanin midis Izraelit dhe Hezbaollahut janë përshkallëzuar tutje që nga nisja e sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Related posts

NATO: Përgjigja e Izraelit duhet të jetë proporcionale

rezart morina

Shkencëtarët kinezë publikojnë të dhënat e shumëpritura rreth Covid 19

admin

Erdoğan: Turqia tregoi se është një nga vendet e botës me kulturat më të avancuara demokratike

admin