Një palestinez u vra nga të shtënat e ushtrisë izraelite pranë qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrisë palestineze e Shëndetësisë përmes një deklarate tha se palestinezi u qëllua nga forcat izraelite në hyrje të qytezës Beitin pranë Ramallahut.
Dëshmitarët okularë thanë se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj viktimës pranë një postblloku ushtarak në qytet.
Ushtria izraelite mbylli zonën dhe pengoi mjekët që të arrinin tek viktima, thanë dëshmitarët.
Nuk ka ende asnjë koment nga ushtria izraelite mbi raportin.