RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite vret tre palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

ushtria-izraelite-vret-tre-palestineze-ne-bregun-perendimor-te-pushtuar

Një sulm ajror i ushtrisë izraelite la të vrarë tre palestinezë në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar, raproton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se tre palestinezë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në sulmin izraelit në Jenin.

Dëshmitarët okularë thanë për Anadolu se një dron i armatosur i ushtrisë izraelite goditi lagjen Al-Damj të kampit të refugjatëve në Jenin, teksa forcat izraelite, të shoqëruara nga buldozerët, bastisën Jeninin dhe qytetet ngjitur Qabatiya dhe Burqin, duke filluan shkatërrimin e infrastrukturës atje.

Ushtria izraelite arrestoi të paktën tre palestinezë nga Jenin dhe u tërhoq nga zona pas nëntë orësh operacione ushtarake atje, shtuan dëshmitarët okularë.

Përleshje u raportuan gjithashtu midis ushtrisë izraelite dhe palestinezëve në Qabatiya, ku të paktën tre palestinezë mbetën të plagosur.

Me tre të vrarët e sotëm, numri i të vrarëve palestinezë në Bregun Perëndimor nga 7 tetori është rritur në 453. Përpos kësaj, mbi 4600 të tjerë janë plagosur nga sulmet e forcave izraelite apo kolonëve.

Tensionet janë përshkallëzuar në të gjithë Bregun Perëndimor që kur Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake kundër Rripit të Gazës pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Bisedimet Iran-SHBA kalojnë në shkëmbime mesazhesh pas raundit ballë për ballë në Islamabad

Kushtrim Guraj

Osmani dhe Kurti pritet të takohen me sekretarin Blinken në SHBA

admin

Gjen në rrugë portofolin me 500 euro, qytetari në Prizren e kthen në polici

admin